... Nami.al

“Dua të iki në tualet”/ DETAJE të REJA si u arratis Altin Ndoci, një ‘Audi’ e priste në parkimin e spitalit të Durrësit!

Duket se Altin Ndoci e kishte mirëmenduar planin për tu arratisur nga spitali i Durrësit.

Vetëm 5 policë e shoqëronin, ku njëri prej tyre ishte shoferi, 2 të tjerë pritën në furgon dhe vetëm 2 u futën brenda në spital.

Pasi është futur në dhomë, i burgosuri i ka kërkuar policit që të shkojë në tualet.

Sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur policin dhe është larguar me hspejtësi.

Dyshohet se një audi A7 i bardhë me targa AA700RS e priste në parkimin e Spitalit të Durrësit dhe më pas janë larguar në drejtim të Spitallës.