... Nami.al

Arratisja ‘spektaklore’ e të burgosurit në Durrës/ Del FOTOJA e policit të Burgjeve duke ndjekur Altin Ndocin me pistoletë në dorë!

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arratisjen e bujshme të Altin Ndocit, i cili u largua sot nga ambientet e spitalit rajonal të Durrësit, duke vënë në alarm strukturat e rendit dhe sigurisë.

Kjo është fotoja e policit të Burgjeve, i fotografuar jashtë ambienteve të spitalit të Durrësit duke ndjekur nga pas të burgosurin Altin Ndoci, i cili arriti të arratisej.

Polici i shoqërimit në momentin e ndjekjes së tij

Polici i burgjeve është me pistoletë me dorë dhe i është vënë pas të burgosurit i vetëm.

Ai është qëlluar me grusht nga Altin Ndoci brenda në spital, moment kur ai ka mundur t’ia mbathë me vrap jashtë spitalit. Polici e ka ndjekur nga pas si dhe ka qëlluar 1 herë në ajër për ta neutralizuar, por Ndoci është larguar.