...
Fillimi i kësaj jave përkon edhe me ditët më të ftohta të këtij dimri, me vlera minimale që në zonat e thella malore mund të shkojnë edhe në -12 gradë Celsius.
“Ka depërtuar masë e ftohtë siberiane drejt territorit shqiptar dhe Ballkanit, duke sjellë menjëherë ulje të temperaturave. Termometri shënon -12 gradë në skajin verior, afërsisht -10 është skaji juglindor, në qarkun e Korçës temperaturat janë mjaft të ulëta. -2 gradë në Tiranë. Vija bregdetare është afër 0 gradë”, shprehet sinoptikania Lajda Porja.
Tabloja termike do të ndryshojë prej të mërkurës, pasi vlerat minimale dhe maksimale do të rriten me disa gradë.
“Që pas ditës së mërkurë dhe në vijim, maksimumet do të ngjiten në 17 gradë. E enjtja dhe fundjava do të kenë mot të qëndrueshëm. Presim temperatura deri në 18 gradë”.
Sipas parashikimeve të meteorologëve, kjo javë nuk pritet të ketë reshje shiu, duke favorizuar kështu situatën në zonat e përmbytura.
“Kjo javë do të jetë pothuajse pa reshje, duke bërë tërheqje totale të ujit”.
Sipas meteorologëve, vranësirat priten të shtohen gjatë fundjavës, por reshjet nuk do të jenë me intensitet të lartë.