... Nami.al

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme në rrugën e Drilonit, në qytetin e Pogradecit.

Sipas informacionit paraprak, një automjet tip “Mitsubishi”, i drejtuar nga shtetasi K. L., ka përplasur një këmbësore, shtetasen Z. D., rreth 73 vjeçe, banuese në Pogradec.

E moshuara është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Përshkrimi i imazhit