... Nami.al

Mbyllja e fushatës, PS dhe PD mbushin sheshet në Tiranë

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, dy forcat kryesore politike kanë nisur mitingjet përmbyllëse të fushatës në Tiranë.

Partia Socialiste ka zgjedhur sheshin te Parku Olimpik për mbajtjen e mitingut, ndërsa demokratët janë mbledhur në Bulevardin e Ri në kryeqytet.

Nga fotot dallohet se prezenca është e madhe në të dyja mitingjet. Po ashtu, edhe partitë e tjera të vogla janë duke organizuar takimet përmbyllëse me zgjedhësit në kryeqytet paralelisht me PS dhe PD-në.

Përshkrimi i imazhit