... Nami.al

Berisha nga Elbasani: Pas 11 majit zbatojmë “Paketën e Dhembshurisë” për reduktimin e varfërisë

Kryetari i PD, Sali Berisha, u ka uruar shqiptarëve nga Elbasani, Ditën e Verës, ndërsa u ka bërë thirrje që më 11 maj të ndahen nga regjimi që i varfëroi ata deri në palcë.

Berisha tha se i premton qytetarëve se në 3 muajt e parë të qeverisjes, do të zbatohet “Paketa e Dhembshurisë”, që ka në thelb, minimumin jetik 200 euro, pensione jo më pak se 200 euro.

“Do të bëhet një shpërndarje e re e të ardhurave buxhetore, rritje e pensioneve, rritje e pagës minimale, jo më pak se 500 euro, një rrogë mesatare 1200 euro. Zotohem para qytetarëve të Elbasanit se e mbaj fjalën, këtu e kam bërë premtimin e parë për dyfishimin e pagës. Unë premtoj se do të bëhemi njerëzit më të paguar në rajon”, tha Berisha.

Përshkrimi i imazhit