
...
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila nuk do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit, ka deklaruar publikisht mbështetjen e saj për Ilir Metën dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
Në një prononcim për mediat para Kuvendit, Kryemadhi u shpreh se do të votojë për bashkëshortin e saj dhe i bëri thirrje mbështetësve të saj që të bëjnë të njëjtën zgjedhje.
“Patjetër që vota ime do të shkojë për Aleancën e Shqipërisë së Madhështore dhe në listë të hapur për Ilir Metën. U bëj thirrje miqve, familjarëve dhe atyre që kanë besuar te unë të shkojnë dhe të votojnë Presidentin e Partisë së Lirisë,” tha ajo.