... Nami.al

Zbardhen emrat në listën e hapur të kandidatëve për deputetë të PD-së në qarkun e Lezhës. Mes tyre edhe Gjin Gjoni

Kryesia e Partisë Demokratike po zhvillon mbledhjen për të miratuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit.

Për shkak të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, partitë do të garojnë me lista të hapura dhe lista të mbyllura.

Emrat e kandidatëve të vendosur në lista të mbyllura konsiderohen vende të sigurta për fitoren e mandatit.

Pasi janë miratuar listat e mbyllura, PD po miraton emrat e kandidatëve në listat e hapura.

Lista e parë që është miratuar është ajo e qarkut të Lezhës, ku spikat emri i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni.

Lista e hapur Lezhë:

Gjin Gjoni

Lindita Metaliaj

Kastriot Piroli

Aleksandër Lala

Edison Doçi (PAA)

Viktor Tusha (PL)

Melisa Vuthaj (PR)

Përshkrimi i imazhit