... Nami.al

Tirana në ‘BLACK OUT’, zonat e kryeqytetit që janë pa energji elektrike!

Disa zona të Tiranës janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike.

Zonat e prekura janë Rruga e Elbasanit, Uzina e Autotraktorëve, Brryli, Shkolla e Bashkuar, Ali Demi dhe zona e Freskut, janë pa energji prej të paktën gjysmë ore.

Mësohet se shkak për këtë është bërë një defekt në sistemin e transmetimit.

Ndërkohë OSHEE njofon se shkak është bërë përfshirja nga flakët e një nga transformatorët e “NST Traktora”.

Reagimi i OSHEE:

Për shkak të flakës në kanalin e kabllove 20kV të një prej fiderave të NST Traktora, sot rreth orës 13.27, janë stakuar për masë sigurie çelësat 20kV të transformatorit duke lënë pa tension NST Traktora.

Menjëherë u morën masat për shuarjen e flakëve ndërsa për objektet e rëndësisë së vecantë si spitalet, furnizimi me energji elektrike u krye përmes linjave alternative.

Grupet e avarisë së Tensionit të Lartë janë në terren dhe po punojnë për eleminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjitha zonat e mbetura pa tension si pasojë e stakimit të energjisë.

Përshkrimi i imazhit