... Nami.al

Sali Berisha: Edi Rama, po thirre protestë tjetër para SPAK, ne do të kundërpërgjigjemi me një protestë përfundimtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka deklaruar se PD do të dërgojë për ndjekje penale Ministrin e Brendshëm, Drejtonin e Përgjithshëm të Policisë dhe kryeministrin Edi Rama, për protestën para SPAK, teksa zhvillohej seanca gjyqësore nga kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Berisha: Akte të tilla, që destabilizojnë vendin në moment zgjedhjesh janë të dënueshme. PD, duke dënuar më forcën më të madhe, deklaron se do dërgoj për ndjekje penale Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhajn, Drejtonin e Përgjithshëm të Policisë, Matriksin dhe vetë Edi Ramën për aktin e pashembullt që ka ndodhur dje kur segmente të shtetit ngrihen me dhunë kundër institucioneve të tjera.

Ky është narkoshtet, por është e patolerueshme. Nëse vazhdojnë të thërrasi protesta do përballen me opozitën. Kam vendosur të bëjë transparencë, siç janë kureshtare gazetarët, janë edhe qytetarët. Nuk mundet të ndodhi kjo që ndodhi.

Ndaj i them Edi Ramës, po vazhdove, popullin do e kesh në Surrel, mos destabilizo vendin, do përgjigjesh për të gjitha. Një natë më parë qarkullonin mesazhe në celularët e të gjithëve, që po na detyrojnë të shkojmë. Kishte banditë që godisnin makinat e gjykatësve. Mos guxo të ndërmarrësh aktin më të vogël dhune, mos guxo, se popullin do e kesh edhe ne Surrel.

Përshkrimi i imazhit