
...
Egnatia ka marrë një fitore të ngushtë 2-1, por mjaft të rëndësishme këtë të premte ndaj Bylisit, i cili vinte në këtë takim pas një periudhe mjaft të mirë nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa Lushkja shënoi golin e parë me fillimin e pjesës së dytë. Ndreca shënoi edhe golin e dytë në minutën e 75-të, ndërsa Ayodeji ngushtoi shifrat në fund, por pa mundur t’i jepte pikë Bylisit në këtë sfidë.
Ndërkohë, një fitore të madhe mori edhe Vllaznia në transfertë ndaj Teutës 1-3. Me këtë fitore, Egnatia shkon në kuotën e 42 pikëve, ndërsa Vllaznia ngjitet në vendin e dytë me 40 pikë.