... Nami.al

Dy gola dhe dy assist, Rei Manaj zgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Turqi

Rei Manaj vijon t’i jap sinjale pozitive trajnerit Silvinjo në prag të ndeshjeve kualifikuese për në Botëror.

Futbollisti me origjinë nga Lushnja është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Superligën turke.

Ai ishte protagonist absolut me skuadrën e tij Sivassasporin Kaiserisporit duke realizuar dy gola mjaft të bukur, ndërsa dhuroi edhe dy assist.

Paraqitja e sulmuesit shqiptar është vlerësuar dhe nga ekspertët e futbollit turk që e kanë vlerësuar lojtarin me notën më të lartë nga të gjithë futbollistët e tjerë.

Manaj ka qënë gati në perfeksion me skuadrën turke pasi ka marrë notën 9.9. Futbollisti shqiptar po kalon formën e tij më të mirë duke u kthyer në një lider të vërtetë për skuadrën.

Aktualisht ekipi i tij Sivaspor, ndodhet në vendin e 13-të në klasifikim me 23 pikë pas 20 javësh. Në 14 ndeshje që Manaj është aktivizuar në kampionat, ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar 2 assist.

Përshkrimi i imazhit