...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për çështjen e sterilizimit dhe check-up, Albana Vokshi ka kërkuar një tjetër shtyrje të punimeve të këtij komisioni.
Ajo u shpreh në mbledhjen e radhës, se është kyçe për punën e këtij komisioni që të merren edhe dëshmitë e Vilma Nushit dhe kryeministrit Edi Rama.
“E lëshuat Ilir Beqjan, hajdutin 2 metrosh, por vazhdoni të mbroni Vilma Nushin. Duhet të thirret menjëherë për të dhënë dëshmi. Kryesori është Edi Rama. Pa bekimin e tij nuk do të bëhej asnjë nga këto”, tha Vokshi.
Aktualisht në komisionin hetimor është paraqitur për të dëshmuar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Ndërkohë, Plarent Ndrecaj nga ana e mazhorancës deklaroi se nuk ka vend për të shtyrë më shumë afatet e komisionit.
“Kemi kryer hetim të plotë. Kemi marrë pa fund shkresa. Kemi thirrur dëshmitarë. Sot kemi dhe Ilir Beqajn, i cili do të japë të dhëna dhe dëshmi për këtë komision”, tha Ndrecaj.