... Nami.al

Atentati në Shkodër, gjendet makina e djegur dhe dy kallashnikovë

Një makinë e djegur është gjetur në zonën e Grudës së Re, pas atentatit me dy të vdekur dhe dy të plagosur në Dobraç të Shkodrës.

Makina është e modelit “Land Rover” dhe brenda saj janë gjetur dy automatikë model Kallashnikov, që dyshohet se i përkasin autorëve të atentatit të ndaj Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Forcat e policisë dhe ekspertët e kriminalistikës kanë kqyrur makinën dhe armët, që tashmë do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për zbulimin e ndonjë gjurme të autorëve.

Makina është gjetur rreth 7 kilometra larg vendngjarjes, në fshatin Grudë të Re.

Nga plumbat e atentatorëve ka vdekur Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, si dhe ka mbetur i plagosur rëndë Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit për deputet të PD-së Xhemal Bushati.

Ndërsa nga përplasja e motorit nga makina e viktimave, ka humbur jetën shtetasja Flutura Basha, dhe ka mbetur i plagosur rëndë bashkëshorti i saj, Bashkim Basha.

Të plagosurit po trajtohen në spitalin e Shkodrës, dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Sakaq, policia thotë se forcat speciale RENEA janë angazhuar për lokalizimin e autorëve.

Përshkrimi i imazhit