
...
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një fshat të Korçës.
Viktima është identifikuar si shtetasi Shpëtim Fetahu, i cili dyshohet të jetë endacak.
Ai raportohet se ka ndezur një zjarr brenda një stalle bagëtish në fshatin Marjan, me qëllim që të ngrohej, por është gjetur më pas nga banorët në gjendje të rëndë.
Pavarësisht se ata njoftuan urgjencën, Fetahu ndërroi jetë rrugës për në spital.