... Nami.al

Flakët përfshijnë zonën pranë ish-repartit ushtarak, raportohet për shpërthim fishekësh!

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat në fshatin Mbyet në Fier, pranë ish-repartit ushtarak.

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës, shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë vatrës së zjarrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë nga flakët pranë ish-repartit dëgjohen edhe shpërthime fishekësh.

Përshkrimi i imazhit