... Nami.al

Sot pritet vapë përvëluese, vijon i nxehti afrikan në gjithë vendin

Vala e të nxehtit tashmë ka përfshirë vendin tonë, teksa temperaturat vijojnë të jenë të larta.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 33 °C

në vendet e ulëta: 23 / 37 °C

në vendet malore: 17 / 32 °C.