... Nami.al

Olta Gixhari poston foton e nxehtë, por komentuesit e masakrojnë për bebin e vogël: Qyqa, po e mban fëmijën si portofol

Aktorja e njohur Olta Gixhari, dy ditë më parë festoi ditëlindjen e saj.

Ajo ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku duket mjaft seksi si një nënë me fëmijë të porsalindur.

Mirëpo në foto aktorja shihet teksa mban të voglin e saj me njërën dorë dhe me krahun tjetër pozon. Ky detaj duket se i ka ngacmuar fansat per t’iu kthyer keq Oltës.

“Qyqja, po atë që mban si portofol në dorë moj, bebin e ke? Hej zot”- ka qenë njëri ndër komentet dhe të tjerë vazhdonin me ironi: “Është në kuadër të fotos,’ ‘rëndësi ka pamja e jashtme”.