... Nami.al

Anglia përmbys Holandën dhe shkon në finale përballë Spanjës

Anglia mundi 2-1 Holandën dhe shkon në finalen e madhe të Berlinit, aty ku do të luajë me Spanjën.

Në pjesën e parë, dy ekipet ishin më kërkuese në fushë dhe rezultati u zhbllokua shpejt. Simmons shënoi i pari, që në minutën e shtatë të ndeshjes, me një goditje të bukur nga jashtë zone. Por, festa e holandezëve nuk zgjati shumë dhe në minutën e 18 erdhi kundërpërgjigjja angleze, falë një penalltie të Harry Kane.

Në pjesën e dytë, holandezët u munduan të reagonin, por pa finalizime. Kur u mendua se gjithçka ishte mbyllur dhe dy ekipet do t’i drejtoheshin shtesave, ishte Watkins ai që realizoi në minutën e 90 dhe shpërtheu festën angleze.

Kaq mjaftoi që Anglia të merrte një biletë në finale aty ku në datën 14 korrik do të luajë përballë Spanjës për të tentuar trofeun e parë europian.