... Nami.al

Zbulohet kush është biondja që u fotografua krah Ylli Limanit

Ditën e djeshme në media ka qarkulluar një foto ku shfaqet Ylli Limani në plazh krahë një vajze bionde.

Pa vërtetuar asgjë rreth kësaj fotografie, shumë media online por edhe faqe të ndryshme në rrjete sociale nxituan të dilnin në përfundimin se vajza në foto është e dashura e Yllit.

Por në fakt e vërteta është ndryshe dhe këtë po jua zbulojmë ne.

Vajza në fjalë është një mikeshë shumë e mirë e këngëtarit dhe e dashura e mikut të tij, trajnerit Petrit Mehmeti.

Nuk ka asgjë mes saj dhe Yllit, bëhet fjalë për një shoqëri. Me sa dimë edhe këtë verë Ylli është beqar shkruan revista Class.