... Nami.al

Mandati i Xhaçkës/ Kushtetuesja rrëzon PS, nuk do të pyetet “Venecia”

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Socialiste për të marrë një opinion nga Komisioni i Venecias para vendimit për vlefshmërinë apo jo të mandatit të Olta Xhaçkës.

Burime nga kushtetuesja thanë për Lapsi.al se kërkesa që mbërriti nga kuvendi është hedhur poshtë.

Zyra juridike e Kuvendit rreshtoi disa arsye përse nevojitet një mendim këshillimor në lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe rolit të vetë Parlamentit në rastet e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmerinë e mandatit të deputetit.

Opozita ka kërkuar që mandati i Xhaçkës si deputete të shpallet i pavlefshëm, pasi ajo ka përfituar para publike si bashkëshorte e investitorit strategjik Artan Gaçi. Gjykata e ka dëgjuar pretendimet e palëve në datën 25 Qershor dhe këto ditë pritet vendimarrja e saj.