... Nami.al

Ish-gjenerali i NATO: Vuçiç dëshiron të bëjë në Ballkan atë që Putin po bën në Ukrainë

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark tha gjatë një interviste në CNN se nëse ka problem në Ukrainë, mund të ketë të njëjtin problem edhe në Ballkan. Kjo pasi, sipas tij, Serbia është dora e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Ai dha një intervistë bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se “Serbia dhe Rusia imitojnë njëra tjetrën”.

Në të njëjtën u shpreh dhe Clark duke thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq po i përdor të dy krahët, perëndimin dhe Rusinë dhe se në një moment dëshiron ta bëjë atë që presidenti rus Vladimir Putin po bën në Ukrainë.

“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan, Serbia është dora e Rusisë në Ballkan dhe u shërben interesave të Rusisë. Vuçiq është i mençur, dëshiron të duket sikur po luan në dy anët, por kur të vijë koha ai do të bëjë atë që do Putin që ai të bëjë”, – ka thënë ai.

“Kemi parë shumë dhunë, vrasje në 30 vjetët e fundit dhe kemi menduar se NATO-ja e ka ndaluar, por nëse ka probleme në Ukrainë ai problem do të vijë në Ballkan dhe liderë, si kryeministri Kurti, duhet të përballen me të”, – ka thënë ndër tjerash Clark.