... Nami.al

Gjendet pa jetë 58-vjeçarja në Fier, dyshohet se…

Policia në fshatin Kurjan të Roskovecit ka gjetur pa shenja jete një shtetase 58-vjeçare mbrëmjen e djeshme.

Gruaja dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Informacion paraprak:
Rreth orës 19:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, është gjetur nga familjarët, në oborrin e banesës, pa shenja jete, shtetasja B. S., 58 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.