... Nami.al

Edhe George Clooney ‘tradhton’ Joe Biden: Nuk mund të fitojmë në nëntor me ketë President

Aktori i njohur hollivudian George Clooney ka bërë thirrje për tërheqjen e Joe Biden nga gara për Shtëpinë e Bardhë.

Clooney, një demokrat i përjetshëm, ishte një nga protagonistët e mbledhjes së fondeve ku Biden mori pjesë në Los Angeles dhe tre javë më pas në një opinion në New York Times ai nënvizon presidenti “buk është më Joe Biden i 2020”,

“Ai nuk mund ta fitojë betejën e tij kundër kohës. Askush prej nesh nuk mundet. Është e tmerrshme të thuhet, por Joe Biden me të cilin isha tri javë më parë në një mbledhje fondesh nuk ishte Joe Biden i 2010-ës. Ai nuk ishte Joe Biden i 2020. Ai ishte i njëjti person që pamë në debat”, thotë Clooney në një opinion për New York Times.

“Unë e dua Joe Biden, por ne kemi nevojë për një kandidat të ri. Në debat a ishte i lodhur? Po. Por liderët tanë të partisë duhet të ndalojnë së na thëni se nuk e panë atë që panë 51 milionë njerëz. Ne jemi kaq të tmerruar nga perspektiva e një mandati të dytë për Donald Trump sa ne kemi zgjedhur të injorojmë çdo shenjë paralajmëruese. Intervista me George Stephanopoulos vetëm sa përforcoi atë që pamë një javë më parë”, shtoi Clooney.

“Ne nuk do të fitojmë në Nëntor me këtë kandidat. Ne nuk do të fitojmë Dhomën e Përfaqësuesve dhe do të humbasim Senatin. Ky nuk është vetëm mendimi im – ky është mendimi i çdo senatori, kongresisti dhe guvernatori që kam folur privatisht”, theksoi aktori.

Ndërsa për ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, i takon presidenti Biden të marrë një vendim për këtë garë.

“I takon presidentit të vendosë nëse do të kandidojë. Ne të gjithë po e inkurajojmë atë të marrë një vendim. Koha po mbaron! U them të gjithëve që të presin dhe të mos vendosin në tavolinë atë që mendojnë derisa të shohim se si do të shkojë kjo javë. Jam shumë krenare për presidentin”, tha ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.