
...
Gjykata e Apelit vendosi këtë të martë, 11 qershor, që sigla dhe logoja e Partisë Demokratike, t’i kalojnë ish-kryeministrit Sali Berisha.
Me vendimin e formës së prerë të Apelit tashmë kryetari i Partisë Demokratike nuk është më Lulzim Basha, por Sali Berisha.
Nga kampi i Bashës vjen dhe lëvizja e parë pas vendimit të gjykatës.
Burime bëjnë me dije se në orën 17:00 Basha pritet të mbledhë strukturat e forcës së tij politik. Nuk dihet ende qëndrimi që grupimi i tij pritet të marrë pas heqjes së logos zyrtare të PD.
Saga e gjyqeve për vulën e PD:
25 mars 2022: Regjistrohet Kuvendi i 11 dhjetorit me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të gjyqtarit Agron Zhukri, Sali Berisha njihet kryetar i PD.
23 mars 2023: Rrëzohet vendimi i gjyqtarit Zhukri, kthehet në Shkallë të Parë me trupë tjetër. Kryetari i PD-së njihet Lulzim Basha.
27 dhjetor: Gjykata e Lartë e kthen në Apel me trupë tjetër dhe kërkon zgjidhje përfundimtare. Kryetari i PD vijon të jetë Basha.
11 qershor: Gjykata e Apelit kalon vulën e PD te Sali Berisha.