... Nami.al

Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen kokë më kokë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbrit. Dy persona janë plagosur, ku njeri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur ‘Shkallët e Xibrrit’ pjesë e Rrugës së Arbrit.

Fillimisht dy të pasosurit janë dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit.

Njëri pritet të shkoj drejt Tiranës. Nuk është hera e parë që në këtë aks rrugor ka pasur aksidente. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Përshkrimi i imazhit