...
Sllovakia u trondit nga një ngjarje e rëndë. Kryeministrit Robert Fico iu bë atentat me armë zjarri.
Fico ka përfunduar fillimisht pa ndjenja në tokë nga të shtënat me armë, ndërsa më pas është transportuar për në spital, sipas asaj që raportojnë mediat lokale.
Fico, u godit në stomak pasi u shkrepën katër plumba pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, sipas TA3.
Stafi i kryeministrit ka bërë një reagim zyrtar në profilin e Robert Fico në Facebook, ku shkruajnë se ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. A
ktualisht, kryeministri po transportohet me helikopter në Banská Bystrica, sepse do të duhej shumë kohë për të arritur në Bratislavë, për shkak të nevojës së një ndërhyrje urgjente kirurgjikale.