... Nami.al

Mbante peng fëmijët, Aleks Marku nën efektin e lëndëve narkotike/ Gruaja e pajisur me urdhër mbrojtje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua mëngjesin e kësaj të mërkure në Durrës, ku një 40-vjeçar i identifikuar si Aleks Marku mbante peng fëmijët e mitur dhe qëllonte me armë zjarri brenda banesës.

Burime bëjnë me dije se Marku ishte në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak se mardhënia e tij me gruan nuk ishte në raporte të mira kohët e fundit. Mësohet se çifti ka pasur konflikte të vazhdueshme, ndërkohë që gruaja ishte e pajisur me urdhër mbrojte dhe vetëm një ditë më parë ishte larguar drejt Italisë.

Pasi gruaja ka ikur në Itali, Marku ka marrë fëmijët nga Lezha dhe janë vendosur në Durrës për pushime, në një apartament me qira te “Shkëmbi i Kavajës”.

Marku dyshohet se ka qënë nën efektin e lëndëve narkotike. Ai është shoqëruar nga policia për veprime të mëtjeshme proceduriale.

Përshkrimi i imazhit