...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka dalë nga SPAK pas disa orësh që është në marrë në pyetje në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Balluku tha se ishte në SPAK për dosjen e inceneratorit dhe se ka ardhur koha që kjo dosje të zbardhet.
“Isha në SPAK për dosjen 255 që është e inceneratorit të Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që kanë të bëjnë me zbardhjen e kësaj dosjeje. Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha që të zbardhet dhe të ndahet e mira nga e keqja” tha Balluku.