Përfundon dënimin, lirohet nga burgu Alda Klosi

Alda Klosi është liruar nga qelia e burgut pas përfundimit të afatit të dënimit.

Klosi u dënua nga gjykata me 2 vjet e 6 muaj, ku pas gjykimit të shkurtuar i duhej të kalonte në institucionin e vuajtjes së dënimit 20 muaj.

Ndërkohë pas lirimit do të qëndrojë në “Arrest shtëpie” për akuzën e dytë, atë të “Pastrimit të parave” derisa prokuroria të vendosë psas afatit që i la gjjykata.

Kujtojmë se fajtore u shpall dhe sanitarja e saj Rozeta Dobi e cila u dënua me 7 vite burg, me gjykim te shkurtuar 4 vite e 8 muaj.

Djali i saj Havier Dobi u dënua me 5 vite burg, ku në aplikim te gjykimi të shkurtuar u dënua me 3 vite e 4 muaj.

Alda Klosi është pronarja e banesës, në të cilën sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi grabitën një shumë rreth 120 mijë euro.

Vjedhja në banesën e ish-zyrtares së lartë ndodhi më 15 dhjetor të vitit 2022.

Pas raportimin në polici të vjedhjes dhe kontrolleve të kryera në banesën e nënë e bir, u gjetën rreth 405 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat dyshohet gjithashtu se janë vjedhur nga pastruesja Rozeta Dobi.

Ka qenë vetë Klosi ajo që ka bërë denoncimin në polici, teksa ka pretenduar se paratë ishin të një personi të afërt të saj i cili do të kurohej për një sëmundje të rëndë.

Vjedhja e banesës është kryer me çelësin që ka pasur pastruesja e shtëpisë, e cila ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ka pasur njeri. Ajo së bashku me të birin pasi kanë vjedhur shumën e parave kanë bërë rrëmujë në dhomën e gjumit për të humbur gjurmët.

E gjitha u bë me qëllimin e inskenimit të një skeme sikur banesa kishte rënë pre e grabitjes nga autorë të tjerë.