Dumani: Problem policët, të përfshirë në krimin e organizuar!

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se mbetet ende problematike përfshirja e policëve në krimin e organizuar, duke penguar punën për bashkëpunimin me policinë.

“Në raste të caktuara, sidomos ato të krimit të organizuar, nuk bashkëpunojmë dot me policinë sepse na rezulton se ka policë të përfshirë dhe është në nivele te larta”, tha Dumani.

Gjithashtu në raportimin vjetor, Dumani tha se janë sekuestruar 41 milion euro pasuri, dhe se janë nën hetim 18 zyrtarë të lartë.