
...
Është arrestuar në Korenë e Jugut një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. 50-vjeçari Ervin Shahi, i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare pritet të ekstradohet nesër (5 mars) në vendin tonë.
Ervin Shahi rezulton i dënuar me burgim përjetë për 1 vrasje dhe 4 plagosje. Ai mësohet se ka vrarë një taksist për ta grabitur dhe plagosi disa të tjerë në vitin 1995.
Ai është arratisur nga vendi në 1997 dhe përdorte dokumente false me emrin e një shqiptari tjetër.
50-vjeçari u arrestua me 26 janar të këtij viti në Koren e Jugut. Ervin Shahi jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit.