...
I ftuar në studion e “Wake Up” ka qenë Bledi Strakosha, për të folur më shumë mbi ndodhitë e fundit të “Big Brother VIP 3”. Si i shikon ai situatat e Egla Cenos, dhomën e bardhë, por dhe shumë të tjera…
Kush mendon se do të dalë këtë javë përfundimisht?
“Del Ilnisa, mos e diskuto fare. Unë po e shoh nga pikëpamja televizive. Besoj se fitues do të jetë Meritoni sepse këtë vit nuk ka figura mashkullore të forta që të të bëjnë për vete, përfshirë këtu edhe Meritonin. Ky është një “Big Brother” shumë femëror dhe më pëlqen. Mund të jetë dhe e qëllimshme nga produksioni, që të jetë fituese një grua”.
Si të duket Meritoni si banor?
“Ky nuk është as marionetë në duart e Ilnisës, është si një chiuaua. Për mua Meritoni është shumë rëndë. Nuk po bën një lojë të bukur. Mbrëmë kur kishte në tavolinë Eglën, nuk mund ta injorosh, ke përballë një grua, ishte një mungesë edukate në nivel përshtirosës”.
Nga ana tjetër, Bledi u shpreh kështu për Ilnisën:
“Humbësja më e madhe ndonjëherë e “Big Brother” në Shqipëri, është Ilnisa. Po tregon një negativitet që mua më ka lënë pa fjalë”.
Po ashtu, gazetari hodhi dhe një ‘bombë’ që çuditi studion e “Wake Up”:
“Ajo skena në vaskë me Meritonin dhe Eglën, ku ajo e shkumoi mirë dhe mirë ia bëri, ishte një moment erotik. Unë e shoh Meritonin me një dëshirë seksuale ndaj Eglës. Kjo dhe për faktin se meshkujt tërhiqen kur femrat u ngrenë nervat, jo kur i përkëdhelin. Më pëlqen dalja e Ilnisës dhe çifti i ri Egla-Meriton. Kështu do të ndodhë, ta them unë”.