Artan Hoxha rrëfen historinë e pazakontë: Ika në Greqi i fshehur në bagazh, për të parë finalen e “Champions” Milan-Barça

Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer një histori të pazakontë, ku ka qenë protagonist në vitin 1994.

Duke komentuar aksidentin e rëndë të emigrantëve ilegalë dje në afërsi të Këlcyrës, Hoxha tha se shumë shqiptarë i kanë provuar sakrificat e emigracionit të paligjshëm.

Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, ai kujtoi edhe një histori kur kishte shkuar ilegalisht në Athinë, i fshehur në bagazhin e një makine, për të parë finalen e Champions League, Milan – Barcelona.

“Ika me një grup me 7 persona me një makinë nga Çorovoda. Ishte finalja e Champions League, Milan Barcelona, shoferi grek vuri një para, natën, pas, dhe unë jam futur në bagazh. Dhe thashtë mirë që jam në bagazh se ka më shumë vend. Dhe shoferi na çoi deri afër makinës.

Edhe kur pashë ata dje, dy nga ata të shkretët ishin në bagazh, s’e kanë marrë vesh fare. Edhe unë shumicën e rrugës flija gjumë.

Ne kemi gati 40% të popullsisë në emigracion, këto aksidente janë të pashmangshme që do të ndodhin një ditë, sepse Shqipëria është një prej linjave kryesore dhe nuk e shmang dot”, tha gazetari Hoxha.