Liverpool rimerr kreun në Angli, mbyllet pa fitues Man City-Arsenal

Kampionati anglez ka podhuar një tjetër fundjavë spektakolare, ku padyshim vëmendja më e madhe ishte në Ethihad, aty ku the cityzens u përballën me Arsenalin. Një përballje e cila ndryshe nga sa pritej u mbyll me rrjeta të paprekura, duke bërë që në krye të ngjitet Liverpool i cili fitoi ndaj Brighton në shtëpi.

Të besuarit e Guardiolës zhvilluan një ndeshje më pozitive në krahasim me topçinjtë, por duke u treguar të pasaktë në rastet e krijuara me Erling Haaland, i cili duket se po kalon një formë aspak pozitive. Me këtë rezultat, Arsenali qëndron i dyti me 65 pikë, 1 më tepër se Manchester City i vendit pasardhës. Kreu i takon Liverpool, i cili mori një 3 pikësh me shumë vlerë pasi përmbysi Brightonin.

Në Anfield miqtë e nisëm më mirë, falë një goli të Welbeck, i cili zhbllokoi rezultatin. Në minutën e 27’ u rikthyen ekuilibrat, për ta mbyllur fraksionin e parë në barazpeshë. Të kuqtë vijuan dominimin në minutat në vijim, teksa goli që vulosi fitoren u shënua nga Momo Salah. 67 pikë në 29 javë të luajtura në kampionatin anglez, teksa mbeten ended dhe 9 ndeshje deri në fundin e sezonit. Vendi i katërt në tabelë i takon Aston Villës e më pas Tottenham e Manchester United.