... Nami.al

Ilir Beqaj “kurbani” i radhës! Ish-ministri dorëhiqet nga posti i lartë pas procedimit nga SPAK

Pas vendimit të SPAK për ti bllokuar pasaportën dhe mbikqyrur lëvizjen, Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, post që e mbante prej vitit 2021, dhe është larguar nga grupi negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku u bë pjesë në tetor të këtij viti.

Me parw Beqja s kishte pranuar te merrte mandatin e deputetit ne zonen e Shkodres.

Për koncesionin e sterilizimit te paisjeve mjeksore që në start duhet të kushtonte 100 milion euro, është burgosur afaristi Ilir Rrapaj dhe ish-zv/ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj.

“Arrest shtëpie” është vendosur për Saimir Kadiun drejtor ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike po në këtë institucion.