... Nami.al

Braktisi fëmijën në bodrumin Yzberisht, arrestohet nëna 30 vjeçare: Ja pse e fsheha fëmijën

Arrestohet nëna 30 vjeçare,qe braktisi femijën në bodrum.

Ajo pretendon se është detyruar të fshehë shtatzëninë për shkak të opinionit publik dhe familjarëve pasi nuk ishte e martuar.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar nënën e foshnjës që u gjet e braktisur në bodrumin e pallatit në Yzberisht.

Eglantina Isufi, 30 vjeç është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariatin numër 6.

Ajo ka mohuar të jetë nëna e fëmijës, ndërsa policia ka vërtetuar dyshimet pas verifikimit të telefonave celularë. Në dëshminë e saj para efektivëve, Isufi ka thënë se nuk është e martuar dhe ky fëmijë ishte i pari që sillte në jetë. Ajo pretendon se është detyruar të fshehë shtatzëninë për shkak të opinionit publik dhe familjarëve pasi nuk ishte e martuar.

Grupi hetimor ka pasur dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit ku dhe më pas e ka braktisur dhe është kthyer në banesë, çka është konfirmuar nga vetë vajza. 30-vjeçarja nuk ka përmendur babanë e fëmijës dhe ka kërkuar të mos identifikohet dhe më pas është transportuar për në spital.Ajo akuzohet për braktisje të fëmijës.