... Nami.al

Dhuna e fisit Rraja ndaj kushërinjve Maja/ Mbyllet gurorja në Krujë

Gurores në pronësi të Xhelal Rrajës në Borizanë të Krujës, që solli dhe përplasjen e rëndë mes dy fiseve Rraja dhe Maja, i është vendosur shiriti.

Bllokimi i gurores u bë 2 ditë pas ngjarjes makabre ku anëtarë të fisit Rraja së bashku me të birin e deputetit të dorëhequr të PS-së, Rrahman Rraja, dhunuan kushërinjtë Maja.

Shpërthimet me dinamit në gurore kanë sjellë dëmtime në shtëpitë e qytetarëve të tjerë në fshat. Për këtë arsye fisi Maja ka bërë disa kallëzime në polici. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk ishin marrë parasysh.

Për kallëzimet e bëra, fisi Rraja, mes të cilëve vëllai dhe djali i deputetit të dorëhequr socialist kanë dhunuar me shkopinj bejsbolli dhe armë dy kushërinjtë e fisit Maja.