...
Një ditë pas rrëmbimit të 3 policëve nga serbët në veri të Kosovës ka ardhur edhe reagimi i presidentit të vendit Barjam Begaj. Në deklaratën e tij Begaj i bën thirrje autoriteteve në Serbi për lirimin e policëve.
Ai po ashtu u kërkon autoriteteve në Kosovë të ruajnë qetësinë dhe të mos bjenë pre e provokimeve. Gjithashtu kreu i republikës i bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.
“Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit. E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.
Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, shkruan Begaj.