... Nami.al

Donald Trump, ish-Presidenti i parë i SHBA që akuzohet në gjykatën federale, zbardhet aktakuza

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump kishte akses në “dokumentet më të ndjeshme të klasifikuara dhe informacion në sigurinë kombëtare”, duke përfshirë informacionin nga komuniteti i inteligjencës dhe Departamenti i Mbrojtjes.

Kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë mori shumë kuti, disa prej të cilave përmbanin dokumente të klasifikuara që u transportuan në rezidencën e tij në Florida.

Trump nuk ishte i autorizuar të zotëronte apo të ruante dokumente të klasifikuara.

Ish-presidenti po përballet me dhjetëra akuza penale për fshehje të dokumenteve të klasifikuara sipas Aktit të Spiunazhit. Ja cilat janë ato:

31 akuza për mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare

Një akuzë për komplot për të penguar drejtësinë

Një akuzë për mbajtjen e burimit të një dokumenti ose regjistrimi

Një akuzë për fshehje të një dokumenti ose regjistrimi

Një akuzë për fshehjen e një dokumenti në një hetim federal

Një akuzë për krijimin e një skeme për të fshehur dokumentet

Një akuzë për deklarata dhe paraqitje të rreme.