... Nami.al

I zhdukur prej muajsh, familjarët e Ervis Martinajt kërkojnë heqjen e sekuestros ndaj pasurive

Familjarët e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Dorëzues i padisë janë Mustafe Martinaj, Vasilika Martinaj, Ervis Martinaj, Drenica Martinaj, Erjona Martinaj, Roberta Martinaj, Daris Kacorri, Alfio Kacorri dhe Valentino Kaco.

Familjarët kërkojnë heqjen e sekuestros ndaj shoqërive “King Kasino”, “Alba Telecommunication”, “Mati Union”, “Martinaj E.M.”, “Real Fenix”, “Drenica Martinaj PF”, subjekti “Valentino Kacorri PF”, shoqëria S.P.E. Energy, 21 për qind e aksioneve dhe aseteve të shoqërisë S.P.E. Gjadër etj.

Kjo lëvizje e familjarëve të Martinajt, i cili rezulton i zhdukur prej rreth 10 muajsh, vjen pasi më herët Gjykata e Posaçme e Apelit nuk pranoi ankesën e tyre për sekuestrimin e 34 pasurive të tij.

Në muajin mars të këtij viti, Gjykata la në fuqi vendimin, me dyshimet e arsyeshme se këto pasuri kryesisht në Fushëkuqe, Patok dhe Lezhë janë vendosur nga veprimtari e jashtëligjshme e kryer nga Martinaj.

Këto pasuri tashmë janë në përdorim dhe administrimi të agjencisë për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.