... Nami.al

E rëndë në Kurbin/ Mjeti përplas 35-vjeçarin dhe largohet, ndërron jetë rrugës për në spital i riu

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme te Ura e Presës, pranë fshatit Adriatik, Kurbin, në një rrugë rurale.

Burime për mediat bëjnë me dije se një automjet ka marrë përpara një biçikletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Drjetuesi i biçikletës është identifikuar si Anton Curraku, 35-vjeçar, i cili është marrë nga ambulanca dhe është nisur për në spitalin e Lezhës, por për fat të keq ka ndërruar jetë rrugës.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ende nuk është identifikuar nga policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.