... Nami.al

“Do të rrisim sigurinë”, Vuçiç pas masakrës: Vrasja masive afër Beogradit, akt terrorist

Së paku tetë persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën në disa fshatra të Mlladenovcit, në territorin e qytetit të Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një konferencë për media pas këtij sulmi tha se “ky është një sulm ndaj gjithë vendit tonë dhe çdo qytetar e ndjen”.

Vuçiç përmendi disa masa sigurie që do t’i ndërmarrë qeveria përfshirë punësimin e 1.200 policëve të rinj dhe transferimin e 1.000 të tjerëve për të qëndruar afër shkollave.

“Në mënyrë që prindërit të ndjehen të sigurt, do të ketë edhe polici e oficerë pothuajse gjithmonë në shkollë, derisa të arrijmë në atë nivel që polici të jetë gjithmonë në shkollë.

Me këtë, jo vetëm që do të rrisim sigurinë për 90 për qind, por do të ulim edhe dhunën e bashkëmoshatarëve në shkollë me 80 për qind, besoj”, tha Vuçiç.