...
Pas aksidentit tragjik me tre viktima të enjten e kaluar policia ka zbritur në terren.
Në funksion të kontrolleve parandaluese, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë shtuar kontrollet në rrugët urbane dhe interurbane kryesore, me risk për aksidente rrugore, për shkak të mosrregullimit të shpejtësisë, kryesisht në qendrat e banuara dhe në afersi të vendkalimeve të këmbësorëve.
Si rezultat i kontrolleve me patrulla dhe mjete civile, të alternuara me shërbime të tjera të uniformuara, gjatë ditëve të fundit janë konstatuar dhe proceduar 70 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe për gara shpejtësie.