... Nami.al

Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, shkon mbi 8,400 numri i viktimave, mijëra të tjerë janë nën rrënoja

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë tani është të paktën 8,424, sipas zyrtarëve.

Në Siri, 2,530 viktima janë konfirmuar si në zonat e kontrolluara nga qeveria ashtu edhe në rajonet e kontrolluara nga rebelët. Gjithsej 4,654 të lënduar janë raportuar në të gjitha territoret siriane.

Në Turqi, të paktën 5,894 njerëz janë vrarë dhe 34,810 të plagosur, tha të martën nënpresidenti turk Fuat Oktay.ç