... Nami.al

Shqiptari shkon në Itali për të takuar të dashurën por përfundon në prangat e policisë

Një 22-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për të vuajtur dënimin me 5 vite për krime që variojnë nga vjedhja e deri tek trafiku i drogës, ka rënë në prangat e policisë.

Sipas mediave të huaja, ai është dënuar nga Prokuroria Publike e Maceratës për krime të kryera mes Bolonjës dhe Maceratës midis viteve 2019 dhe 2022.

Megjithatë, 22-vjeçari shqiptar edhe pse banues në Fontanellato, udhëtonte mes Italisë dhe Shqipërisë pasi e vetmja lidhje me provincën e Parmës është e dashura e tij.

Ditën e djeshme, karabinierët, duke kontrolluar bazat e të dhënave, zbuluan se personi në fjalë ishte kthyer në Itali dhe sipas të gjitha gjasave shkoi të takonte të dashurën.

Më pas, policët e kanë telefonuar dhe njoftuar se duhej të paraqitej në komisariat për njoftimin e disa dokumenteve. Sapo mbërriti, ai u arrestua dhe u dërgua në burg në Parma.