...
Altin Ndoci, ka qëlluar punonjësin e policisë që e shoqëronte në dhomë dhe është larguar me shpejtësi nga kati i 3-të i infektivit duke zbritur nëpërmjet shkallëve.
I burgosuri Altin Ndoci u shoqërua nga qelia e Burgut të Durrësit në spitalin rajonal për të kryer disa ekzaminime mjekësore, por arriti t’iu arratiset forcave të policisë.
Ende nuk dihet sa policë ishin që e shoqëronin Ndocin, i cili mbahet në qeli që prej muajit maj 2020 me urdhër të SPAK për vrasjen e 4 personave.
Njëri prej efektivëve të policisë ka qëlluar në ajër për ta trembur, por Altin Ndoci ia ka mbathur. Dyshimet paraprake janë se i burgosuri të jetë larguar drejt zonës së Spitallës.