
...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, në kryeqytet.
Celibashi votoi pak pasi vizitoi disa qendra votimi në Vorë, ku më parë u raportuan incidente dhe përplasje mes Flamur Nokës e aktivistëve të PS, e nga ku bëri thirrje që kandidatët të qëndrojnë larg qendrave të votimit dhe të shmangin presionet ndaj zgjedhësve.
Sakaq, pas votimit, Celibashi foli sërish për mediat duke thënë se ata që shkelin ligjin në lidhje me procesin zgjedhor do të mbahen përgjegjës nga institucionet përkatëse.
“Për të gjithë ata, të cilët janë në atë idenë që angazhimi i tyre mund të kontribuojë përtej votës në procesin zgjedhor, do të marrë përgjigjen e duhur nga organet përkatëse.
Minimumi tre vjet. Dhe ky mesazh është i qartë për të gjithë, për çdo natyre paligjshmërie në këtë proces. Është shumë e rëndësishme që jo vetëm politikanët, partitë politike por edhe qytetarët kanë përgjegjësi në lidhje me procesin zgjedhor.
Është e rëndësishme që personat që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor dhe me QV-të, ose ata persona me precedentë penalë është mirë të qëndrojnë larg qendrave të votimit”, tha ai.