... Nami.al

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në lagjen ‘Besëlidhja’ në Lezhë

Një shpërthim ka tronditur Lezhën gjatë natës.

Objektiv i sulmit me lëndë plasëse ishte lokali ‘Amigo’ në pronësi të Ilir Marvukaj, në lagjen Besëlidhja, në bllokun e banimit pranë lumit Drin.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.

Përshkrimi i imazhit