
...
Kryeqyteti i Ditës së Verës, Elbasani është zgjuar herët këtë të premte për të kremtuar 14 marsin, festën e traditës së largimit të dimrit dhe ardhjen e pranverës. Ndryshe nga herët e tjera kjo festë nuk përfundon me 14 marsin por do të vijojë edhe përgjatë dy ditëve të tjera.
Në një lidhje me “Dita Jonë”, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja dha detaje mbi aktivitetet që do të zhvillohen sot dhe deri të dielën, nga panairi i ballokumeve te festivalet dhe
“Mbrëmë kemi festuar gjatë. e Gjithë dita e djeshme ka qenë me shumë aktivitet për t’u përmbyllur me koncertin e fizhekzjarreve në orën 12:00. Ka filluar parada e shkollave, ose festivali i karnavaleve, ku shkollat konkurrojnë me njëra-tjetrën. Në orën 11:00 fillojmë një koncert me Elita 5 dhe për të vazhduar me një sërë aktivitetesh deri pasditen vonë, për t’u përmbyllur me “Defilenë” ku 80 trupa artistike të gjithë trevave shqiptare me veshjet tradicionale popullore do jenë prezent në këtë festival fantastik. Ndryshe nga herët e tjera nuk mbyllet më 14 maj, nesër do të kemi Retro dhe pasdite një sërë aktivitetesh. Të dielën vijojmë me xhiron çiklistike të Shqipërisë dhe një sërë aktivitetesh të tjera. Traditën dhe kulinarinë e kemi në Elbasan. Në lulishten “Aqif Pasha” kemi panairin e ballokumeve. Këtë herë jemi kujdesur që të gjithë ato që ballokumen nuk e marrin nga një familje ta shohin vetë tek ëmbëltoret e Elbasanit q ë kanë bërë një miksim të formulës”, tha Llatja.
Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimet kryhen në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashmë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi.
Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa në disa vende të tjera Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte.
Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet fort në qytetin e lashtë të Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve.
Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan, por edhe në vendet e tjera. Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishtërimi. Ajo kremtohej më 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”). Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në veri edhe në jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.